Aplikacion
Këto sulme u ndërmorën menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, duke e bërë përgjegjës Bardhin për zhvillimet brenda PD-së, madje edhe për organizmin e partisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Shumë syresh, këto sulme i lidhën me faktin se një pjesë që i lëshuan ato vinin nga radha e të pakënaqurve që mbetën jashtë Këshillit Kombëtar të PD-së, por pati edhe nga ato që i komentonin si të orkestruara nga vetë Basha, me qëllim për të bërë “kokë turku” Gazment Bardhin, njeriun që e promovoi në majat e karrierës politike si brenda dhe jashtë PD-së.
Sot Basha në konferencën për shtyp u shfaq në krah të Gazment Bardhit dhe Oerd Bylykbashit, edhe ky i lënë disi në hije kohëve të fundit, njeriut që firmosi paktin me Gjinknurin për reformën zgjedhore.
Dalja e Bashës në krah të Bardhit është një mesazh i qartë ndaj atyre që po e sulmojnë brenda radhëve të PD-së, që shpesh u etiketuan edhe si berishistë, e që në të njëjtën kohë “shuan zërat” se këto sulme kishin bekimin e kryedemokratit, i cili po vinte në zbatim një skenar për ta bërë kokë turku ‘Gazin e PD-së”.
Gjithsesi PD-ja ende është në trysininë e ndryshimeve brenda saj, pasi Basha pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar i duhet të zgjedhë strukturat e reja drejtuese të demokratëve. Koha do ta tregojë nëse Bardhi do të jetë ose jo sërish sekretar i Përgjithshëm i PD-së.