zoom

Bota

Kërkoi pavarësinë e Skocisë nga Britania, vdes ministri i parë skocez

Alex Salmond, ish-ministri i parë i Skocisë, i cili për dekada mbrojti pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe, ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçar.

Ai vdiq në Maqedoninë e Veriut pasi mbajti një fjalim, sipas mediave britanike.

Salmond si lider i atëhershëm i Partisë Kombëtare Skoceze e çoi Skocinë në prag të pavarësisë në një referendum të vitit 2014.

Homazhet erdhën nga i gjithë spektri politik, me kryeministrin e MB-së, Keir Starmer të Partisë Laburiste, duke e quajtur atë një “figurë monumentale” të politikës skoceze dhe britanike.

Salmond shërbeu si ministër i parë i Skocisë nga 2007 deri në 2014, dhe ishte lider i Partisë Kombëtare Skoceze dy herë, nga 1990 në 2000 dhe nga 2004 në 2014. Salmond, si lider i atëhershëm i Partisë Kombëtare Skoceze, drejtoi fushatën e pavarësisë në referendumin e vitit 2014, por humbi, duke fituar 45% të votave. Salmond dha dorëheqjen nga SNP në vitin 2018 pas akuzave për ngacmim seksual.