Aplikacion
Ata do të fluturonin drejt Tiranës, por pasi u embarkuan në bordin e avionit, fluturimi nuk nisi.
Pasagjerët duhet të nisnin udhëtimin ajror në orën 16.50.
Por ata qëndruan për disa orë në pritje, pa marrë asnjë shpjegim, deri në orën 20:30.
Pasagjerët denoncuan kompaninë për arrogancë, duke deklaruar se asnjë nga stafi nuk shpjegoi se çfarë po ndodhte.
Sqarimin, sipas tyre, ua dhanë punonjësit e aeroportit, që treguan se “Air Albania” nuk kishte paguar taksat aeroportuale dhe për këtë arsye nuk lejoheshin fluturimet.
“Avioni duhej të nisej në orën 16.50. Kur kemi mbërritur në aeroport nuk ishte hapur check-ini dhe askush nuk na përgjigjej. Pasi kemi qëndruar për orë të tëra në pritje, na thonë se do nisemi në orën 20.30. Por do niseshim jo me avionin e Air Albania, por me Turkish Airlines. Pasi kemi kalur në check-in, jemi futur në avion dhe na kanë lënë në pritje për më shumë se 2 orë. Piloti dhe stafi i avionit na thonin se nuk kishin leje nga kulla e kontrollit për t’u nisur. Kemi telefonuar sërish kompaninë dhe tha thanë që avioni nga Tirana nuk ka mbërritur pasi kishte turbulenca. Por na gënjyen sepse punonjësit e aeroportit na njoftuan se kompania Air Albania nuk kishte paguar taksat aeroportuale. Dhe deri në datën 18 tetor nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Italisë. Kam 21 vjet që udhëtoj dhe s’më ka ndodhur asnjëherë. Këtu ka fëmijë, ka të moshuar”, tha një nga pasagjerët, Sefedin Matraçi, në “News 24”.
Kompania ajrore “Air Albania” është në pronësi të qeverisë shqiptare dhe me aksioner biznesmenin, Sinan Idrizi.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat