zoom

Lajme

Bylykbashi: 40% e listës së PS-së në Durrës dhanë dorëheqjen nga hetimet. Rama i përdori për vota

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi,  ka treguar se pothuajse gjysma e listës së PS-së në Durrës kanë dhënë dorëheqjen pak para se të nisë një hetim për to.

Deputeti thotë se kjo është taktikë e Ramës që të heqë ga lista deputetët sa janë ende të paarrestuar.

Këta emra që janë votuar me vota preferenciale janë përmendur si pjesë e disa dosjeve kriminale dhe Bykykbashi ironizon duke ngritur pikëpyetjen “Vota preferenciale e zgjedhësve apo e krimit?”

Postimi i Bylykbashit:

Lista e hapur apo lista e shqyer e PS?

Që nga fillimi i këtij mandati parlamentar në 2021, tre deputetë të PS-së “të votuar” me shumë “vota preferenciale”, kanë dhënë dorëheqje pak para se prokuroria të fillojë hetimet, ose gati 40% e listës së PS në qarkun e Durrësit. Vota preferenciale e zgjedhësve apo e krimit?

Të gjithë e dinë që në Durrës, por jo vetëm aty, Rama ka përdorur Kodin Penal dhe jo Kodin Zgjedhor për të hartuar listën e deputetëve. Ka zgjedhur kandidatët që marrin më shumë vota duke përdorur si kriter llojin e veprës penale dhe masën e dënimit në Kodin Penal.

Rama, pasi i përdor për vota, i hedh si limon i shtrydhur. Pak para se të fillojë hetimi, u kërkon dorëheqjen. Struc-izëm politik që Rama të fshehë kokën në rërë e të thotë nuk kam asnjë deputet apo ministër në detyrë të arrestuar, apo SPAK është i specializuar vetëm me ish-funksionarë, se nuk e lejon Rama?

Ky është standarti i votimeve që Rama i quan zgjedhje. Simbiozë e Politikës, Shtetit dhe Krimit.