zoom

Bota

Kremlini konfirmon dërgimin e testeve amerkane të Covid19 në Rusi

Aludimi se Shba-të i kanë dërguar Rusisë teste diagnostikuese për Covid -19 gjatë kohës që Donald Trump ishte president, janë konfirmuar nga Kremlini.

Zëdhënësi Dimitry Peskov tha se një gjë e tillë ka ndodhur në fillim të pandemisë.

“Ishte fillimi i pandemisë, testet e para nuk funksionuan mirë dhe në fillim kishte mungesë të pajisjeve. Në atë kohë të gjitha vendet po përpiqeshin të bënin shkëmbime. Ne dërguam një grumbull ventilatorësh në Shtetet e Bashkuara dhe amerikanët nga ana e tyre na dërguan këto teste,”tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët.

Por Peskov mohoi që presidenti amerikan Trump të ketë komunikuar në fshehtësi me homologun rus Putin.

Aludimet për dërgimin e testeve të Covid nga Shba në Rusi dolën pas publikimit të detajeve të librit të gazetarit amerikan Bob Woodward.