Aplikacion
Bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares greke, e cila ndodhej në Britani me vajzën e tyre, kishte tentuar të kontaktonte me 31-vjeçarin, por nuk s’kishte mundur.
E shqetësuar për të, kishte telefonuar pronarin e banesës ku qëndronte me qira lojtari dhe ky i fundit kishte shkuar të merrte vesh se çfarë po ndodhte.
Por, ai e gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij. Sipas protothema.gr, Baldock kishte 5 orë që kishte vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna pritet të dalin pas autopsisë.
Punonjësit e policisë që kanë marrë përsipër rastin, kanë sekuestruar kamerat e sigurisë ndërsa janë marrë gjurmë gishtash nga shtëpia.