zoom

Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur një polic përfshihet nga flakët gjatë protestës

Qytetarët që ju përgjigjën thirrjes së opozitës për të protestuar ndërmorën disa akte dhune për të përmbushur mosbindjen civile.

Ata hodhën molotovë e flakadanë në disa nga godinat kryesore në Tiranë: në Kryeministri, në selinë e PS dhe në Ministrinë e Brendshme.

Kur protestuesit ndodheshin te korpusi i ministrive, ata hodhën molotovë e lëndë piroteknike edhe në drejtim të policëve, duke rrezikuar jetën e tyre. Një prej efektivëve u përfshi nga flakët.

Pasi qëndruan disa minuta aty, protestuesit u zhvendosën te Bashkia e Tiranës.