zoom

Lajme

Parashikimi javor i horoskopit/ Cila shenjë do të ketë fat me paratë?

Dashi
Një javë që u shkon përshtat. Kanë mundësi të jenë vetvetja, spontanë, energjikë dhe të thonë mendimin pa e përpunuar shumë. Nuk ka mundësi për keqkuptimi. Çfarë ka të bëjë në lidhje me lekun dhe ekonominë duhet të jetë prioriteti i kësaj jave. Mesi i javës janë ditë shumë të mira për zhvillime ekonomike. Nga sot do të ndihen më të afërm me partnerin ose partneren e jetës.

Demi
Venusin e kanë përballë, Marsi në hyrje pozitive me ta, kjo d.m.th. që ka të bëjë me zgjidhjen e problematikave apo evoluime në çështjet e punës. Apo rregullimi i raportëve me kolegë dhe personat në ambjentet e punës. Shfrytëzoni ditën e sotme për tu sqaruar dhe qartësuar me njerëzit. Mesi i javës jep mundësi për një ujdi ekonomike. Ata që presin aprovim kredie do marrin përgjigje pozitive.

Binjakët
Flirti dhe njohjet e reja do të jenë tendencë për gjatë, për ata që janë në kërkim dhe që e kanë domosdoshmëri ngjyrën e fortë të erosit. Faktori i të papriturës vazhdon të jetë prezent, si në përballje me njerëz që nuk i presin apo në rrugëtime të vogla dhe të shkurtra. Kjo javë është momenti më i mirë për udhëtim për binjakët. Mendimi i të papriturës dominohet këtë javë. Jupiteri kthehet në të kundërt te ata, por kjo nuk do ndryshojë asgjë në mënyrën si do ndihen ata që kanë patur sukses në iniciativat e tyre.

Gaforrja
Marsin e kanë te vetja, në këtë hyrje pozitive që do bëjë këtë javë pasioni vazhdon të jetë ngjyrosje e veprimit dhe mendimit. Pasioni dhe energjia do jenë tipike e ditës së sotme dhe nesërme. Atë që s’duhet të bëni është vetëm kthimi te e klauara. Nuk do t’ju nxjerrë diku. Sot dhe nesër shfrytëzojeni për çfarë prisni.

Luani
Java do marri shije nga ajo çfarë do dëgjojnë apo do diskutojnë. Me shumë gjasa do marrin një lajm të gëzuar apo një kontakti të papritur që do i gëzojë. Mbetet prioritet ndryshimet që duan të bëjnë në ambjent nga arredimi deri te adresa. Sot është ditë shumë e mirë për të përshpejtuar hapat për këtë ndryshim.

Virgjëresha
Këtë javë duhet mirëorganizim. Shfrytëzoni çdo mundësi sado e vogël të duket në këndvështirmin tuaj. Ditët më të mira janë e mërkura dhe e enjtja ku faktori i fatit ndihmon të mirëorganizuarit. Ata që ja lënë momentit të fundit, fati nuk është ende në krahun e tyre.

Peshorja
Vazhdojnë të kenë Diellin deri në datën 23 edhe mërkuri do jetë deri në ditët e fundit të tetorit. Kjo dmth që vazhdon të gjejë veten në qendër të vëmendjes edhe sikur mos të bëjnë asgjë. Kjo do jetë ndjesa qendrore e kësaj jave. Ka lëvizje shumë të mira dhe do ketë patjetër buzëqeshje në drejtimin ekonomik. Mos u ngacmoni nga komentet e eprorit.

Akrepi
Duket sikur në pamje do të jenë seriozë, të mirëmenduar, të planifikuar, por është e pamundur që ata të mos ndihen gjithë pozitivitet dhe optimizëm. Optimizëm që do vi duke u shtuar në brendësi të javës. Çfarë ka të bëjë me zhvillime në lidhje me bankat, me zhvillimin, me zgjerimin ekonomik t’i vendosin në mesin e javës që të marrin përgjoigje pozitive.

Shigjetarët
Ndryshimi në situatat rreth punës është tendenca e javës. Nga sot tematika qendrore është gjetja e formës për të lehtësuar produktin final të punës së tyre. Në vendosjen që ka Venusi i ndihmon shumë më tepër për të mbyllur historitë dhe problematikat që kanë. Do t’i zgjidhin njëherë e mirë.

Bricjapi
Ambjentet e punës do e bëjnë të ndihen sikur e zotëron madhështinë dhe sharmin e tij profesional. Kjo javë u jep mundësinë të bëjnë kompesimin e çdo lodhje që kanë ndjerë në punë që nga fillimi i janarit deri tani. Çështje që lidhen me ekonominë duhet të diskutohen të mërkurën dhe të enjten, për të patur përfundmimin e asaj që duan.

Ujori
Kthimi i jupiterit në të drejtë ndihmon në çështjet e profesionit. Profesioni është kryefjala e kësaj jave, për të avoluar në një hap më tej. E mërkura ose e enjtja do të ketë lajme të mira për një çështje familjare. Java përfundon me buzëqeshje. Do ju rekomandoja shëtitje pas pune.

Peshqit
Emocioni dhe erosi janë prioriteti i momentit dhe i kohës. Do të vazhdojë si domosdoshmëri deri në 20 tetor. E mërkura dhe enjtja do jenë ditët më të mira. Kalimi i raportit të tyre në një fazë më lart do jetë ajo që do dëgjojmë shumë nga peshqit. Beqarët e Peshqve kanë momentin e tyre për të gjetur dhe për të zgjedhur më të mirën.