zoom

Aktualitet

U hodh nga kati i 7-të i pallatit! Viktima është astrolog i njohur

Është identifikuar 53-vjeçari,i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se viktima është astrologu i njohur Jofiel Koço, i cili ftohej shpesh në emisione televizive për të bërë parashikimin e shenjave të horoskopit.

Ai ndërmori aktin e rëndë mëngjesin e sotëm (7 Tetor) duke shkuar në tarracën e katit të 7-të dhe më pas është vetëhedhur.

 

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Nuk dihet ende arsyeja që çoi atrologun Jofiel Koço drejt aktit të vetëflijimit. Jofiel Koço raportohet se ishte baba i dy fëmijëve, por jetonte i vetëm.