zoom

Aktualitet

Një ditë pas përmbytjes/ Pamje të frikshme nga Vlora

Situata një ditë pas përmbytjes vazhdon të jetë problematike për qytetarët e Vlorës.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, shumë zona të qytetit përballen me bllokim të disa rrugëve dhe mungesë të energjisë elektike.

Sipas kryebashkiakut Ermal Dredha është ndërhyre ne zonat më problematike ku aktualisht janë evakuuar një pjesë e banorëve teksa pritet normalizimi i situatës për vlerësimin e dëmeve.

Nga reshjet ka pasur edhe rrëshqitje dherash, ku në bypassin e Kaninës është ndërprerë levizja e automjeteve.

Ndërkohë në lagjen Ujë i ftohtë,zona e Kalasë rreshqitjet kanë dëmtuar edhe banesat.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka angazhuar Forcat e Armatosura dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga permbytjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)