zoom

Lajme

Pamje të “frikshme” nga Bosnja/ Banesat zhduken nga uji

Moti i keq ka përfshirë të gjithë rajonin. Një nga vendet më të prekura është Bosnjë e Hercegovina ku kanë humbur jetën të paktën 14 persona.

Reshjet të cilat nisën që prej së enjtes “pushtuan” disa qytete dhe fshatra në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Mediat kanë publikuar pamjet ku uji ka shkuar në disa metra dhe banesat mezi duken në çatitë e tyre.

Shërbimet e shpëtimit në jug të vendit raportuan disa persona të zhdukur dhe u bënë thirrje vullnetarëve dhe ushtrisë për të ndihmuar pasi rrugët u mbyllën dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike.

Shirat e dendur dhe erërat e forta u raportuan gjithashtu në Kroacinë fqinje, ku disa rrugë u mbyllën dhe kryeqyteti i Zagrebit u përgatit që lumi i fryrë Sava të dilte nga brigjet e tij.

Erërat e forta kanë penguar trafikun në bregun jugor të detit Adriatik dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kërcënuan disa qytete dhe fshatra në Kroaci.

Përmbytje të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm u raportuan edhe në Mal të Zi, në jug të Bosnjës, ku disa fshatra u ndërprenë dhe rrugët dhe shtëpitë u përmbytën.