zoom

Aktualitet

Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 14-vjeçari

Një 14-vjeçar u plagos me thikë në Tiranë, gjatë një sherri me një adoleshent tjetër.

I riu u konfliktua me një 15-vjeçar, i cili e goditi me thikë në trup pasditen e të mërkurës në fshatin Laknas.

Ngjarja u mbajt e fshehur nga shoku i autorit, një 16-vjeçar, i cili nuk kallëzoi në polici çfarë kishte ndodhur.

Plagoja u zbardh dy ditë më vonë nga policia, e cila vuri në pranga autorin 15-vjeçar dhe nisi hetimet për shokun e tij që fshehu ngjarjen.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.