zoom

Aktualitet

Ilir Proda prezantohet si Drejtor i Policisë së Shtetit, gati “rrokada” në qarqe

Ilir Proda u prezantua këtë të enjte si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i kaloi stafetën, duke kërkuar nga Ilir Proda që të garantojë më shumë siguri për qytetarët gjatë ushtrimit të detyrës.

“Kaluam sot stafetën e drejtimit të Policisë së Shtetit tek Ilir Proda, një oficer karriere, i cili ka gjithë mbështetjen e Qeverisë, timen si Ministër i Brendshëm dhe gjithë strukturave për t’i çuar para arritjet e deritanishme të trupës me uniformë, duke prodhuar më shumë siguri për qytetarët tanë”, u shpreh Hoxha.

Nga sot prej Policisë së Shtetit presim qëndrueshmërinë e rezultateve por sidomos rritjen sa më të shpejtë të cilësisë së shërbimit. Procesi i reformave do të zhvillohet duke marrë parasysh rezultatet e gjithesecilit”, tha Hoxha.

Me emërimin e Ilir Prodës do të ndryshohen edhe 12 drejtuesit e policisë në qarqe. Ilir Proda garantoi integritet në këtë proces përzgjedhjeje.

“Ju falënderoj për besimin që më është dhënë për të ushtruar këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese, garantoj që do të jenë të bazuara mbi performancën dhe integritetin asnjë faktor tjetër nuk do të ndikojë për këtë jap garanci maksimale”, u shprehu Proda.