zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec/ “BMW” del nga rruga

Një mjet tip “BMW” doli nga rruga mesditën e kësaj të enjteje, pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin.

Shoferi me inicialet A. Gj., 48 vjeç, po udhëtonte në aksin Korçë-Pogradec, kur për shkaqe ende të pazbardhura nuk kontrolloi dot timonin dhe makina përfundoi në anë të rrugës.

Nga përplasja u plagosën shoferi dhe pasagjerja, që udhëtonte bashkë me të në makinë.

Ata u dërguan në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore dhe sipas bluzave të bardha, janë jashtë rrezikut për jetën.