zoom

Aktualitet

Reagon Kryeministria – Si është gjendja shëndetësore e Edi Ramës

Zyra e Kryeministrisë reagoi pas lajmit për ndërhyrjen kirurgjikale, që iu nënshtrua kryeministri Edi Rama në QSUT.

Selia qeveritare shpjegoi se ndërhyrja është bërë për shkak të hernies, nga e cila vuan kryeministri.

Në krye të operacionit ka qenë doktor Arben Gjata. Ndërhyrja ka zgjatur për afro 2 orë dhe kryeministri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbrëmjen e sotme Edi Rama duhet të qëndrojë i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ai pritet të lërë spitalin mëngjesin e të premtes.

“Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, tha zyra e Kryeministrisë.