zoom

Aktualitet

Bëri masakër në Tiranë/ Dan Hutra kërcënon gazetarët nga kafazi (VIDEO)

Dan Hutra, që vrau mizorisht tri gra në Tiranë dhe plagosi tri të tjera në vitin 2023, u përplas me gazetarët këtë të enjte në sallën e gjyqit.

Ai i paralajmëroi gazetarët se së shpejti do të jetë radha e tyre për të dhënë llogari për lajmet e pavërteta, që janë shkruar, sipas tij.

“Do vijë dhe momenti juaj, do zbërthehen të gjitha gjërat e pavërteta që keni thënë”, tha Dan Hutra nga kafazi në sallën e gjyqit.

Dan Hutra nuk është dakord me avokatin e caktuar kryesisht nga gjykata.

Ai pretendon se ka një avokat, por që nuk e përfaqëson në gjyq.

Seanca u shty për mosformim të trupit gjykues pasi njëra nga anëtaret e trupit gjykues ishte e sëmurë.

Seanca e radhës do të jetë të enjten tjetër në orën 12:30.

Postime të lidhura