zoom

Aktualitet

Dogji gruan me benzinë, arrestohet pas një muaji Bledar Trëndafili

Një muaj pasi dogji gruan e tij, Bledar Trëndafili ra në prangat e policisë këtë të enjte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin “Republika” në Korçë, ku Bledar Trëndafili dogji me benzinë bashkëshorten Melisa Trëndafili, me të cilën ishte në proces divorci.

Nga dita e ngjarjes, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet.

Gjatë kësaj kohe, Bledar Trëndafili ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen nr 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë.