Aplikacion
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi deklaroi jashtë selisë së Parlamentit se aktet e dhunës dhe përplasjet do të vazhdojnë, për aq kohë sa mazhoranca nuk lejon pjesëmarrjen e opozitës në seancë.
“Përjashtimi i deputetëtve nuk parashikohet në rrethanat që njeh rregullorja e Kuvendit. Ky është një regjim që nuk njeh ligj dhe Kushtetutë, këtë po e tregon edhe me luftën që po bën ndaj opozitës.
Nëse ju duket jetë normale parlamentare që kryetarja e Kuvendit hyn si mi në Parlament, mua nuk më duket jetë normale. Për ligjet mjafton të mblidhen te vila e pajustifikuar e Edi Ramës në Surrel.
Ne sot kemi një regjim ku deputetët e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë funskionin brenda sallës së Kuvendit. Nuk bën asgjë më shumë dhe asgjë me pak Putini se kjo që bën Edi Rama. Sjell deputetët e tij të përplaseën me opozitën dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksi e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë si të na teket. Do të veprojmë në raport me këtë godinë dhe çdo godinë ku është strehuar krimi i organizuar”, tha Gazment Bardhi.
Këtë të enjte deputetët e opozitës u përplasën me mazhorancën dhe Gardën, duke kërkuar që të marrin pjesë në seancën plenare.
Ata u penguan të futen brenda për shkak të vendimit të Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar 23 prej tyre për karriget e djegura dhe dhunën në seancën e të hënës.
Brenda botës së krimit/ “Shpëtoi k*rva”, zbulohen përgatitjet për vrasjen e Ardian Çopajt