zoom

Bota

Erdogan: Objektivi i radhës së Izraelit do jetë Turqia

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se operacionet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në territoret palestineze dhe Liban mund të synojnë së shpejti Turqinë .

“Ndërsa Izraeli po kryen sulme terroriste në Liban, ai po përpiqet çdo lloj provokimi për të tërhequr vendet e rajonit në zjarrin e tij.”

Gjatë fjalimit të tij për rihapjen e parlamentit pas një pushimi dy mujor, Erdogan tha se veprimet e Izraelit mund të shtrihen më tej, duke synuar edhe Turqinë.

“Pas Libanit, Izraeli do t’i vërë sytë, ju them qartë, do të jetë atdheu ynë… Ëndrrat e kryeministrit Benjamin Netanyahu përfshijnë Anadollin. Sido që të jetë kostoja, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë kundër Izraelit dhe të ftojë botën në këtë qëndrim të nderuar. Turqia do të bëjë çmos për të krijuar një front njerëzor”.

Erdogan kritikoi gjithashtu ata që kërkojnë që Turqia të mbetet neutrale në tensionet në rritje.

“Ne jemi përballë një rrjeti pushtues që synon të hedhë në zjarr të gjithë rajonin. Askush me një grimë ndërgjegje nuk mund të heshtë përballë masakrash të tilla. Ashtu siç u ndalua Hitleri kur e pa veten në një xham zmadhues, Netanyahu do të ndalohet në të njëjtën mënyrë.”

Duke thënë se operacioni tokësor në jug të Libanit “nuk do të jetë si operacionet e mëparshme”, Presidenti tha:

“Të gjitha organizatat duhet të ndalojnë Izraelin pa humbur më kohë. Si komb turk, ne nuk do t’i lëmë vëllezërit tanë libanezë vetëm në këto ditë të vështira, ne do t’i mbështesim.”