zoom

Lajme

Ndëshkohen deputetët e opozitës, sa ditë do të përjashtohen për karriget e djegura

Sekretariati i Etikës në Kuvend vendosi këtë të mërkurë të përjashtojë për 60 ditë deputetët Gazment Bardhi, Gledion Nallbati dhe Flamur Noka për aktet e dhunës në Parlament.

I përjashtuar për 10 ditë do të jetë edhe Edi Paloka, ndërsa për deputetët e tjerë u vendos që për 40 ditë të mos marrin pjesë në punimet e Kuvendit.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës u shoqërua me debate dhe tensione mes deputetëve demokratë dhe atyre socialistë.

Për shkak të përplasjeve, mbledhja u zhvendos online, ku morën pjesë vetëm deputetët e PS.