zoom

Aktualitet

Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja sa ditë keni afat

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi këtë të mërkurë hapjen e aplikimeve për lotarinë amerikane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shpjegoi kriteret që duhet të kenë parasysh të interesuarit dhe linkun ku mund të aplikohet.

“Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.

Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi”, njoftoi ambasada.

Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 5 tetor, pra do të zgjasin afërsisht një muaj.