zoom

Lajme

Degradon situata te Komisioni i Etikës – Flamur Noka shkul mikrofonin

Mbledhja e Komisionit të Etikës, ku do të diskutohej për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës që kryen akte dhune në seancën plenare të hënën, u pengua nga ligjvënësit demokratë.

Deputetët Flamur Noka dhe Saimir Korreshi nxitën debate e shkaktuan tensione, duke kërkuar nga të tjerët të mos ulen nëpër karrige.

Në një moment kur kryetarja Klotilda Bushka kërkoi të vijonte mbledhjen, Flamur Noka i mori mikrofonin dhe e shkuli.

Pasi mbledhja u ndërpre, deputetët e opozitës u larguan.

Debati mes deputetëve:

Saimir Korreshi: Ku do ta bëjmë mbledhjen?? Jemi bërë me Gardë Revolucionare këtu.

Flamur Noka: Asnjë të mos ulet.

Saimir Korreshi ironizon: Në emër të popullit, je i arrestuar.

Flamur Noka i drejtohet kryetares së Komisionit të Etikës, Klotilda Bushka: Ti përfaqëson krimin e organizuar dhe korrupsionin e këtij populli! Ti dhe Edi Rama. Turp! Ju përfaqësoni hajdutët.

Klotilda Bushka: Ndërprisni mbledhjen.

Flamur Noka: Hajdutët e 5 milionë eurove.