zoom

Bota

“Shi” raketash në Izrael/ Kancelari gjerman: Irani rrezikon t’i vërë flakën të gjithë rajonit

Udhëheqësi gjerman Olaf Scholz thotë se Irani “po rrezikon t’i vërë flakën të gjithë rajonit”.

Ai bëri thirrje që Teherani dhe Hezbollahu t’i japin fund sulmeve të tyre ndaj Izraelit.

Scholz tha se Gjermania dhe partnerët e saj gjithashtu do të vazhdojnë të punojnë për një marrëveshje armëpushimi.

“Irani po rrezikon t’i vërë flakën të gjithë rajonit – kjo duhet të parandalohet me çdo kusht. Hezbollahu dhe Irani duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre ndaj Izraelit,” tha ai.

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë këtë mëngjes, pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga OKB, SHBA dhe BE.