Aplikacion
Sipas Anabel, ata kanë organizuar një dasmë private në Meksikë, duke ftuar vetëm miq dhe familjarë.
Nga ana tjetër, në rrjet përflitet se në planet e çiftit është të organizojë një dasmë intime edhe në Tiranë, më 19 tetor, kur është ditëlindja e Lorit.
“Kjo mund të ndodhë tani në tetor, për ditëlindjen e Lorit”, u shpreh burimi për Anabel.
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë në një marrëdhënie prej thuajse 12 vitesh.
Lori ka treguar se njohja e tyre nisi në shkollë, fillimisht si miqësi e më pas u dashuruan me njëri-tjetrin.