zoom

Aktualitet

Zjarri dhe përplasjet mes deputetëve/ SHBA reagon e shqetësuar: Palët të dialogojnë

Ambasada e SHBA reagoi pas dhunës që u regjistrua një ditë më parë gjatë punimeve të Parlamentit.

Ambasada u shpreh e shqetësuar për përplasjet fizike dhe aktet e dhunës, duke kërkuar dialog mes palëve.

Thirrja e ambasadës amerikane është që të gjendet gjuha e përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës për negociatat.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, thuhet në reagimin e ambasadës.