zoom

Aktualitet

Aksident në Pukë/ Trajleri përplaset me makinën

Një aksident rrugor u regjistrua këtë të hënë në Pukë.

Një trajler u përplas me një “Benz” në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”.

Për pasojë, mori plagë në trup pasagjerja që po udhëtonte në mjetin tip “Benz”.

Ajo u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.