zoom

Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, përplasen kokë më kokë dy mjete në aksin Berat-Lushnjë! 5 të plagosur

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Lushnjë.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan, ndërsa 5 persona që ndodheshin brenda të njëjtin mjet kanë mbetur të plagpsur.

Mjeti tip Toyota RAV4, ku udhëtonin 5 persona që po ktheheshin nga një dasmë, dhe ai tip Smart përfunduan në kanal pas përplasjes.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në automjete.

Pasagjerët mësohet se kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa një grua rreth të 50 ka marrë dëmtime më shumë, por jashtë rrezikut për jetën.