Aplikacion
“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes menjëherë.
“Rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në shtëpizën e pikës së karburantit dhe në disa vetura në afërsi, tha ai.
Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur për shërbim, sipas tij.
Një rast si ky nuk është i rrallë në veriun e Kosovës në vjetët e fundit.
Për hedhje të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave është raportuar disa herë në këtë rajon, sidomos në kohën e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Zveçani, së bashku me Zubin Potokun, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në veri.
Tensionet në këtë pjesë të vendit kanë qenë kryesisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.
/REL