Aplikacion
Gjtë fjalës së tij, kryeministri tha se perspektivat për një botë të drejtë dhe të barabartë janë të mjegullta dhe sfiduese, ndaj kërkoi që të gjithë të bëjë rolin e vet.
“Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim. Toleranca kërkon të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar ndryshimet e tjetrit, por duke u angazhuar”- tha Rama.
Ai theksoi se Shqipëria dhe populli i saj ka treguar tolerancë dhe mikpritje.
“Ju dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranianë. Paguam një çmim të madh për mikpritjen e tyre. Regjimit totalitar i Iranit u angazhua në një sulm kibernetik kundër Shqipërisë, por dështuan. Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi. Mikpritja jonë nuk është e lidhur me ndonjë qëndrim ndaj Iranit, por me bindjen tonë humaniste. Së fundmi i shtrimë dorën fqinjës, Italisë. Në vend që thjesht të flisnim u përpoqëm të vepronim, nuk qëndruam duarlidhur. Bëmë pjesën tonë”- shtoi më tej kryeministri.
Rama theksoi gjithashtu se Kosova tashmë është një shtet sovran ndërsa iu bëri thirrje, vecanërisht 5 vendeve të BE që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë të njohin Kosovën si shtet të pavarur.
Kryeminsitri Rama tha se Shqipëria mbështet një paqe të drejtë mes Ukrainës dhe Rusisë dhe një zgjidhje gjithpërfshirëse me dy shtete në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”