zoom

Lajme

Rikthehet në ekran moderatorja e njohur, do të jetë pjesë e “Goca dhe gra”

Pjesë e panelit të “Goca dhe gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja Rudina Dembacaj.

Sipas VipMagazine.al, Dembacaj do të lërë televizionin Klan, pas përfundimit të “Klanifornia”, për ta parë në ekranin e Top Channel.

Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci.

Ky është edicioni i tretë që programi “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel.

Rudina Dembacaj më herët kishte disa role në “Klanifornia” si edhe ka moderuar “Mos i fol shoferit” në Ora News.