zoom

Bota

VIDEO/ Mjekë dhe infermierë kyçen në dhomë, frikë se i dhunojnë familjarët e pacientit

Disa mjekë dhe infermierë janë detyruar të mbyllen në një dhomë spitali për t’i shpëtuar dhunës së familjarëve të një pacienti.

Ngjarja ndodhi në spitalin e Foggias në Itali, ku një vajzë 23-vjeçare, Natasha Pugliese, humbi jetën gjatë operacionit, pas një aksidenti të rëndë që kishte pësuar.

Të tronditur nga lajmi për vdekjen e saj, 50 familjarë dhe miq të 23-vjeçares tentuan të dhunojnë stafin mjekësor.

Siç duket edhe nga pamjet, mjekët dhe infermierët kanë bllokuar derën me kolltuk dhe ushtrojnë forcë me duar.

Një nga përfqaësuesit e spitalit denoncoi rastin dhe kërkoi që bluzat e bardha të trajtohen me dinjitet dhe jo si keqbërës.