zoom

Aktualitet

“Jam Erion Veliaj” – I riu mashtron biznesmenin për t’i marrë 50 mijë euro (EMRI)

Një 26-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë sepse akuzohet se ka mashtruar një binzesmen.

Në pranga ra Shkëlqim Saraçi, i cili dyshohet se së bashku me një person tjetër, të identifikuar si Lulzim D., është prezantuar tek administratori i firmës private me emrin Erion Veliaj.

Përmes aplikacionit Signal, ata kanë tentuar që t’i marrin një shumë prej 50 mijë eurosh biznesmenit duke i shtirur si kryebashkiaku Erion Veliaj.

Biznesmeni e ka kuptuar se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi dhe ka lajmëruar policinë. Hetuesit kanë dyshime se pas kësaj skeme fshihet Florian Gjergji. Gjergji dyshohet se fshihet në Gjermani, person i cili sipas policisë dyshohet të jetë autor i dhjetra skemave të tilla mashtrimi.