zoom

Aktualitet

Sherr me thika në Sarandë/ Plagoset 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një kofnlikti të çastit.

Burri është qëlluar me mjet prerës, thikë nga një person me të cilin u konfliktua për motive të dobëta, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.