zoom

Lajme

UEFA i heq “San Siro”-s finalen e Champions League

UEFA ka konfirmuar zyrtarisht sot se nuk do të zhvillojë finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2027 në stadiumin “San Siro” siç kishte miratuar fillimisht.

Vendimi ka dalë nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka hapur edhe një herë procesin për të kërkuar organizatorin e një finaleje të tillë.

Klubet dhe komuna e Milanos nuk kishin rënë dakord mbi projektin e rikonstruksionit të stadiumit, pasi Milani dhe Interi nuk dëshironin të investonin në një impiant i cili sipas tyre duhet rindërtuar nga e para.

Sipas UEFA-s, meqë komuna e Milanos nuk garantonte rikonstruksionin e planifikuar në impiant dhe në zonën përreth, atëherë ishte e pamundur që të planifikohej zhvillimi i një finaleje në vitin 2027.

Kësisoj, i ishte hequr finalja Milanos dhe brenda qershorit 2025 do të caktohej emri i stadiumit të ri që do të zhvillonte këtë sfidë.

Tani italianët po bëjnë maksimumin që të mbajnë këtë finale në Itali, duke e kaluar atë në stadiumin “Olimpico” të Romës.