zoom

Aktualitet

“Kam fëmijën në spital” – Shoferi tentoi të largohej. Si qëlluan ndaj tij efektivët e Shqiponjave

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mars të këtij viti, ku janë përfshirë tre efektivë të Shqiponjave.

Ata janë denoncuar nga një drejtues mjeti, që i akuzon se e kanë qëlluar me armë, pas kontrollit që kryen ndaj tij në rrugën Tiranë-Fushë Krujë.

Qytetari u ka dhënë dokumentet dhe u ka kërkuar që të largohet, pasi sipas tij kishte fëmijën të shtruar në spital, por efektivët nuk e kanë lejuar.

Në këto kushte qytetari, pas u ka treguar dokumentet, është larguar me shpejtësi.

Pas kësaj, polici Rezart Berberi ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit 2 herë, ku plumbat e kanë kapur në pjesën e pasme.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policët, duke e fshehur, prishur provat në vendngjarje dhe hequr gëzhojat.

Qytetari ka bërë kallëzimin për rastin pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila nisi hetimet ku u vërtetua ngjarja e rëndë.

2 efektivët në masë “detyrim paraqitje” Elton Dokollari dhe Florian Zeneli kanë pretenduar se kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi sipas tyre qytetari ka tentuar t’i përplasë me makinë.

Polici që ka qëlluar me armë, Rezart Berberi, vijon të jetë në kërkim.

Postime të lidhura