zoom

Lajme

Tragjedi në ujërat greke/ Mbytet anija, disa të vdekur dhe të zhdukur

Një varkë me 33 persona në bord u fundos në ujërat greke, duke lënë të vdekur tre pasagjerë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne pak metra larg Egjeut Lindror, ku autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të gjetur 25 personat e tjerë të zhdukur.

Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën. Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve.

Ndërsa pesë pasagjerë mbijetuan, falë ndihmës së banorëve të zonës dhe të peshkatarëve që ndodheshin aty pranë.