zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier, humb jetën këmbësori

Një 81-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor mesditën e kësaj të diele.

I moshuari po ecte në rrugë kur u përplas për vdekje në rrugën “Skënderbej” nga një makinë

Drejtuesi i mjetit, një 47-vjeçar, u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.