zoom

Aktualitet

Elbasan/ Gjendet i vdekur 70-vjeçari, çfarë dyshon policia

Një i moshuar u gjet i pajetë këtë të diel nga policia.

70-vjeçari, sipas njoftimit të grupit hetimor, ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, pak pas mesdite.

Pas kërkimeve, efektivët e gjetën trupin e tij në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se është mbytur, ndërsa në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.