zoom

Lajme

Tragjedi në Itali/ Shembet ndërtesa, motër e vëlla vdesin nën rrënoja

Dy fëmijë të mitur, motër e vëlla, humbën jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të diele në Napoli të Italisë.

Banesa dykatëshe ku ata jetonin, në Saviano, u shemb pas një shpërthimi gazi.

Për pasojë, familja me gjashtë anëtarë përfundoi nën rrënoja. Djali 6 vjeç dhe motra e tij 4-vjeçare u nxorën të pajetë nga aty, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe gjyshen.

Nga ana tjetër, babai dhe djali tjetër 2-vjeçar u shpëtuan në kohë dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Kryefamiljari, sipas mediave italiane, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas informacioneve fillestare, shpërthimi i gazit LPG ka ndodhur në katin e dytë, ku banonte gjyshja, ndërsa nëna, babai dhe tre fëmijët ndodheshin në katin e parë.