Aplikacion
Në një konferencë për shtyp në Stamboll, Erdogan tha se përhapja e luftës në rajon është qëllimi i Izraelit ndërsa njoftoi se Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme.
“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”- tha Presidenti turk.
Ai komentoi mbi sulmet në Liban, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radiove të dorës të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.
“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin. Për të ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për të vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme.”- u shpreh ai më tej.
Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij. Turqia ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza, që prej nisjes së konfliktit një vit më parë.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës