Aplikacion
Në vend të orarit të zakonshëm të punës në argjendari që ishte 8 me 3 të pasdites , ai tani zgjohet në orën 7 të mëngjesit dhe e nis ditën e tij me një shëtitje të vogël në pedonalen e Kukësit gjithmonë nën shoqërinë e bashkëshortes , më pas në mënyre mbase edhe të pavetëdijshme këmbët e drejtojnë nga rrugica e vogël në të cilën dikur ka pasur punishten e tij të argjendarisë.
Për të qenë të vërtetë edhe pse argjendaria është e mbyllur nuk është vetëm zoti Njazi që ka nostalgji për të dhe ambjentin e punës por edhe të tjerët.
Madje edhe vetë qytetarët akoma e kanë si pikë orientimi. Shprehem në të tillë mënyrë sepse i pari që e bën këtë është babai im i cili nëse e pyet po ku je ti?
-Ja moj bijë këtu tek puna e Njazit.
Është mëngjes I së shtunës dhe si fundjavë përfitoj nga rasti të jem në Kukës dhe të ftoj z.Njazi për të pasur një bisedë nga afër . Tanimë për të ditur se si është dita e tij jashtë karriges dhe veglave të punës.
Qëllimi kryesor I këtij takimi ishte ta pyesja rreth çdo gjëje që fshihej pas mantelit të argjendarit dhe sa I mungonte kjo pjesë përditshmërisë së tij . Pasi morëm porositë ,bisedën e hap me një pyetje pak sa bazike:
– Po si nisi ?
Zoti.Njazi mori një qëndrim ‘’rehatlliku’’, shtyu filxhanin e kafes dhe më tha : -Sa vjeçe je ti?
-21 I them unë , po pse?, ai qeshi dhe më thotë : Eh në moshën tënde unë kam qenë duke punu..
Kështu fillon të më tregojë themelet e para të të gjithë rrugëtimit të tij që ndonëse nuk po e vazhdon më kujtimet dhe përjetimet i ka ende të freskëta .
‘’Argjendaria e parë u hap në vitin 1969 në Kukesin e vjetër nga mjeshtri Rexhep Cerkezi i cili për fat të keq nuk jeton sot. Tre vjet ma vonë në vitin 1972 u hapen disa kurse, zanate si rrobaqeps, argjendari, zdrukthtar, mekanik,etj.’’
Teksa më përshkruante se si u gjend në profesionin e jetës ai më shpjegoi të vërtetën e tij se cfarë ka qenë arsyeja që fshihej pas dëshirës djaloshare. Ndonëse në moshën 16 vjeccare ka pasur shumë opsione, ai zgjodhi pikërisht argjendarinë të cilën do e praktikonte nën kujdesjen e mjeshtër Rexhepit.
. ‘’ Më ka pëlqy argjendaria nashta ngaqë edhe jam tip që i du detajet.’’
Fjalia e duhur në momëntin e duhur do të ishte ‘’Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë’’ si një përmbledhje e asaj që Z.Njazi e tregonte eksperincën e tij të parë kur filloi kursin. Ai shprehej se si fillim për 3 muaj vetëm shikonte dhe dëgjonte ccdo këshillë nga mjeshtri e më pas i jepte atij disa punë të vogla për të përmirësuar aftësitë e tij në punë ditë pas dite.
Pasi e dëgjova me shumë vëmendje për ti kuptuar edhe detajet më të vogla ,nuk e di se nga më erdhi replika : Domethënë hyre në punë ,s’kishe emocionet e intervistës tënde të parë të punës ? Po a e mban mend si je ndje në ditën tënde të parë të punës?
– ‘’Isha ni djal 16 vjeç që u doke me I kallzu mjeshtrit se un di mi ba punt. Pak frik pak emocion e pak guxim djaloshi që I vlon gjaku , pak prej krejtave.’’
Teksa më fliste me nostalgji për rininë e tij, më intrigonte vetëm një gjë pse pikërisht argjendarinë dhe jo të tjerat përderisa kishte shumë opsione . Në diskutim e sipër z.Njazi më shpjegonte se ky zanat siç I thonë nga anët tona ‘’kishte peshë’’ tek të tjerët por sigurisht se ishte edhe një profesion i mirë paguar.
Të punosh me gurë të çmuar është shumë eksperiencë e veçantë por aq edhe misterioze, por edhe më interesante është të dish se cfarë qëndron pas një unazeje që të merr syt nga shkëlqimi i tepërt apo bizhut plot elegancë. Fakti që I shikojmë punimet aty në vitrinë që qëndrojnë plotë krenari duke rrezatuar bukurinë e tyre nuk mund të përjashtohet kurrësesi edhe arsyetimi se një dorë artisti dhe shumë orë përkushtimi janë çelsi i suksesit. Me indicien më të pastër për të pasur një ide më të qartë të procesit të punës apo edhe vështirësive që si ccdo lloj pune tjetër ka, e pyes nëse mund të më shpjegonte në fragmente të shkurtëra se si ai e bënte dhe krijonte një punim në një ditë normale të punës së tij. Pak a shumë një kthim në kohë edhe pse jo shumë të largët.
Ndërsa Z.Njazi po më dëgjonte me shumë vëmendje deri sa përfundova fjalinë që më sa arrita të kuptoja nga mimika e tij ai e kishte marrë me mend se çfarë po përpiqesha t’I thoja që në fillim.
Bëri një buzëqeshje të vogël dhe nën humor më drejtohet : Je te dasht mduket edhe ti mu ba hajdute zanati a?, ndërsa unë me gjestet e kokës I pohohem se mbase edhe po kurrë si dihet.
Ai ka ditur gjithmonë të bëjë batuta ndaj edhe në bisedën tonë jam ndjerë e lirshme për ta pyetur dhe shpeshherë të duket sikur edhe atë pak mëdyshje që ke nën mendimet se mbase po bëj një pyetje që ai s’do të përgjigjet Z.Njazi e shuan direkt me përgjigjet dhe përjetimet të cilat nuk ngurron që ti jap e ti shpreh gjithashtu.
‘’Para viteve 1990 Ndërmarrja e Riparim Shërbimeve më furnizonte me gurë për punimin e unazave dhe të vathëve.Sa i takon procesit të mirëfillt I bjen me të thanë që unë nuk kam apliku asniher metodën e prerjeve të gurit. Kam punu me gurë kristal që rezistojnë shumë gjatë. ‘’
Sipas tij për unazat dhe varset rolin kryesor e mbajnë gurët e ccmuar të cilat për t’i ngjitur me mbajtëset aplikonte metodën e saldimit , një teknikë e përdorimit të frymëmarrjes e cila më pas u zëvëndësua me aparate saldimi me gaz. Nga ajo cfarë arrita të kuptoja për një argjendar të perfeksionojë teknikën e frymëmarrjes ishte shumë e lodhshme e kërkonte shumë kujdes por me kalimin e kohës e zhvillimet e ndryshme aparatet me gaz sollën një prakticitet shumë të nevojshëm.
Në këtë loj mënyre mundësohej një punim unazeje dhe një varseje jo vetëm unike por edhe shumë cilësore edhe jetëgjatë gjithashtu.
‘’Ama ka pasë ene raste qe klientët vetë kanë pru gurë me vlerë të vecantë për me e ba unaz ose për me e ngjit.’’
Për nji çast u ndalova te fjala unaz. Po mendoja me veten se si është të jesh përgjegjës për një aksesor të tillë , që nisur nga kultura jonë e jo vetëm, ajo është një ndër gjërat më me vlerë dhe fanatizëm që ka ruajtuar populli ynë shqiptar . Unaza është simbol I besës dhe i përjetësisë e në rrënjët tona ilire ‘’unaza’’ mbase është e barabartë edhe me pistoletën e burrit.
E mirëmendova me veten dhe po përpiqesha të formuloja pyetjen konkrete:
-Çfarë ke ndjerë kur dikush drejtohej tek ti për një aksesor kaq domethënës sa unaza?
-Përgjegjësi , Dashamirësi apo frikë se mbase klienti do e refuzonte punimin tuaj ?
‘’Nashta kisha than përgjegjësi se argjendaria asht një punë që vetvetiu të jep kënaqsi kur shikon që ti bahesh pjesë e kurorëzimit të fejesave dhe të martesave.’’
Duke e lidhur edhe me procesin e shpjegimit të punës që diskutuam pak ccaste më parë Z.Njazi më shpjegon se punimet e unazave kanë qenë dhe do të jenë shumë sfiduese për mënyrën e kirjimit të tyre . Një ndër to ai përmend modelin e formës bajame të cilës i vë edhe epitetin ‘’më e populluara’’
Nëse një ccift I paraqitej tek punishtja dhe i kërkonte të bënte një punim si fillim një argjendar I mirë sipas tij duhet t’a lejë klientin të shprehet nqs ka krijuar ndonjë ide në kokë se si e do aksesorin e tij dhe më pas ti sygjerojë dhe t’i ofrojë modele të ndryshme . Për këto modele shpesh herë ai frymëzohej nga katalogjet apo edhe ndonjë model punimi Italian që ja sillnin klientë të tjerë për riparime. Të jesh miks mes krijimtarisë dhe rregullimit.
Meqë po flisnim për unazat ishte fiks koha e duhur për ti drejtuar pyetjen se cila ishte unaza që e mbante mend si punimin më të vecantë, i’u drejtova më një siguri sikur ta dija se ai e di shumë mirë se patjetër që ai e ka një të preferuar të cilën e mban si kupë arritjesh më vete. Z.Njazi po përpiqej të më tregonte foton e atij punimi por se gjente dot, edhe pse me mirëkuptimin më të madh i thash që ska gjë ju besoj. Në pamundësi vizuale filloi të ma përshkruante me fjalë:
‘’Guri ma i bukur që kam pa ka pasë form gjashtëkëndore ene hala mban çudi plotsisht form e rregullt me ni ngjyrë te kuqerremtë që herë-herë jeptë ene reflekse lejla.’’
Nëse do të vazhdonim të flisnim për unazat dhe varëset e sigurt se përshkrimet për krijimin dhe finalizimin e mijërave punimeve nuk do të kishin fund. Kështu që kalojmë në një tjetër aksesor të cilët janë vathët. Ato janë bizhu që duan një sy të mprehtë dhe dorë detajiste për ti sjellë në mënyrën më të bukur të mundshme sicc shprehet argjendari.
Z,Njazi më përmend faktin se dikur një palë vathë kushtonin 1200 lekë një shumë e përballueshme për kohën e atëhershme edhe pse sot ky ccmimet është goxha I lirë. Thënë kjo i pyetur dhe për fitimet e tij mujore apo qoftë ditore Z.Njazi u shpreh se sigurisht që shumë vite më parë mund të merrte 140 mijë lekë në muaj me pluse në raste festash të ndryshme ose dasmash dhe minuse në muaj të tjerë, duke përfshirë ketu dhe faktin se është një qytet I vogël dhe kërkesat ndryshojnë. Ndërsa më vonë puna ka rënë por gjithmonë I kënaqur dhe I plotësuar me aq sa merr.
Në përshkrimin e punës së vathëve argjendari thekson se janë punime shumë sfiduese.
‘’Femrat e din që modeli rrethor është më i përhapuri,i shtojnë detaje a motive me qëllim që ato ti ken ma nryshe. E në një diametër aq të vogël sigurisht që me punu asht pak ma zor.‘’
Meqë dilema e lashtë sa bota, sa e vështirë është ti kuptosh femrat rrodhi në tavolinën e historisë së karrierës dhe punës së tij meqë edhe klientale ka qenë e gjinisë femërore i drejtohem duke i thënë po hë si ja dilje?
Më përmendi taktikën se punimi imët me detaje ka qenë teknika të cilën e përdorte për të bërë produktin më tërheqës dhe interesant duke mos lënë pas dhe rëndësinë e materialeve.
‘’Klientit munesh me ja tregu çdo gja n’mes me e pas punën ja tregon shton diçka e heq s’ka rëndësi, klienti asht mbreti.’’
Këtë fjalinë e fundit s’është e para herë që e dëgjojmë në një botë me shumëllojshmëri opsionesh dhe shërbimesh sigurisht që pala dhënëse dhe marrëse padyshim që kanë përftuar një metamorfozë të frikshme. Flasim për një diferncë dekadash të mëdha dhe në bisedë e sipër kuptova se ai ishte i lumtur për çdo klient të tij po aq sa edhe ata për të. Këtë gjë e dallova kur më tregonte historitë se shpesh herë klientët e tij e thirrnin në dreka , darka , fejesa e bënin pjesë të tavolinave familjare. Duke mos harruar të jetë po aq mirënjohës edhe për përshëndetjet e mbushura me plot respekt që i jepnin sa herë që e shikonin në rrugë.
Meqë ra fjala tek familja I pari mendim që më shkoi ndërmend është se ai ka bërë shumë unaza dhe vathë për shumë gra të qytetit, si mund të harroja nusen e tij? Batutat nuk janë vetëm të tijat kështu me pak humor dhe ngacmim i them po një argjendar si ti a është romantik, a I bëntë shpesh bashkëshortes së tij dhurata?
‘’Nuses i kam ba dhurata si jo, unaza dhe vathe per ditëlindje edhe çdo herë për festën e gruas. Ma shumë I run ato se sa mu.. ‘’
Për shkak se i kam njohur dhe jam familjarizuar që e vogël me ta, e di se respekti dhe përkushtimi ndaj familjes kanë qenë primare. Madje e pyes edhe për djalin i cili jeton në Amerikë tani pasi ka mbyllur shumë vite më parë universitetin e ekonomisë. Ky është edhe një detaj tjetër i cili jo padashje e përmend tani sepse në fillesat e tij z.Njazi zgjodhi ta mbante punën vetëm me qëllim që t’i mësonte djalit zanatin,por që nuk ndodhi.
Z.Njazi nuk është një fanatik i të vjetrës sepse kur vjen puna tek e ‘’reja’’ dhe e ‘’vjetra’’ sipas tij në një krahasim mes dy epokave punimi I ditëve të sotme sepse përdoren mjete më efikase dhe materialet janë më lehtë për t’u gjetur.
Tekonolgjia është e domosdoshme dhe kur mendova peirudhën e dikurshme,e pyes mjeshtrin tonë për sigurinë e argjendrisë.
-A ishte rrezikuar ndonjëherë nga vjedhjet ?
‘’Po në vitin 1993 më kanë vjedh dyqanin. Kanë vjedhë cfare kanë gjetë unaza, vathë, që ishin porosit nga klientat, gurt dhe material që përdorsha për punimin e unazave. Për fat të keq nuk u gjetën grabitësit.’’
Nuk ishte kjo historia tipike e një fundi të lumtur por është një tjetër histori si miliona histori të tjera të këtij rrugëtimi kaq të gjatë. Një profesion kaq kompleks i bukur edhe egnimatik sa i argjendarit të bën të kuptosh se njeriu mund të jetë gjithçka nëse ai do . E që të arrijë këtë duhet të ketë virtytet e një durimtari, vizionari dhe artisti njësoj siç është edhe Njazi shembulli ynë i artë i përkushtimit ndaj qëllimit që ke në jetë./ ERGISA MURATAJ