zoom

Lajme

VIDEO/ “Mos bëj zhurmë se sa jam zgjuar” – Kostana Morava përplaset keq me moderatorët e Wake Up

Gazetarja Kostana Morava vijoi përplasjen me moderatorët e Top Channel, pas intervistës së saj në emisionin “S’e luan Topi”.

Pas transmetimit të intervistës, Kostana Morava akuzoi moderatoren Erjona Rusi se e ka tjetëruar atë dhe se ka abuzuar me titullin. Kostana e quajti Erjonën prostitutë mediatike.

Për të shpjeguar pretendimet e saj, Kostana Morava u ftua në Wake Up, por edhe aty biseda degradoi në përplasje dhe ofendime me moderatorët.

Përplasja në studion e Wake Up:

Kostana Morava: Blendi a ka mundësi apo të çohem të iki tani. Po më lër pra tani, mos ki frikë nga ajo që do të them unë. Po nëse nuk ke frikë, qetësohu.

Enxhi Nasufi: Kostana, a mund të merremi me këtë që jemi sot. A mund të flasim për këtë të lutem. Se është ora 9:13 dhe sot të kemi ftuar të të dëgjojmë ty… Kostana të lutem…

Kostana Morava: Mua më dëgjo… Në aspektin gazetaresk… Mos bëj zhurmë të lutem se sa jam zgjuar se është edhe mëngjes. E kuptoj që është e qëllimshme kjo gjë.

Neada Muçaj: Pavarësisht kritikave, e di çfarë është interesante? Që prindërit e tu dje kanë zgjedhur të ndjekin Wake Up dhe jo ty që ishe në Klan.

Kostana Morava: Unë nuk isha në Klan. Unë isha në makinë, rrugës për të shkuar. Shumë ulje e nivelit të bisedës kjo batutë.

Blendi Salaj: Unë këtë e kam shtruar jo kur më vjen te prapanica ime, siç bën ti. Unë kam vite që flas për titujt abuzivë, për mënyrën sesi trajtohen intervistat. Mënyra sesi ti fole ishte gjithashtu e turpshme, gjuha që ti përdore ndaj një gruaje tjetër tregon mungesën e solidaritetit…

Postime të lidhura