zoom

Aktualitet

“Bomba” e Karamuços: Anëtari i bandës po bëhet i penduar drejtësie, do flasë për politikanët

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi këtë të hënë se një anëtar i bandës së veriut po bëhet bashkëpunëtor drejtësie.

Gjatë një interviste në “Top Story”, Karamuço tha se nga ai pritet që të nxjerrë emrat e politikanëve të lidhur me krimin, duke paralajmëruar kështu zhvillime të bujshme.

“Dhurata më e madhe nga ndërkombëtarët që kemi marrë për të provuar lidhjet e krimit e politikës, janë përgjimet e SKYECC.

Kam informacione që së fundmi një prej anëtarëve të bandat, i veriut, po kthehet në të penduar të drejtësisë për të folur jo vetëm për politikanë të veriut të lidhur me krimin, por edhe politikanë qendrorë. Nivel kryesor është, në grupet kriminale, por po mbahen sekrete deri sa të vërtetohet”, deklaroi ai.