zoom

Slider

Rrugëtimi mahnitës i legjendës braziliane nga i falimentuar në të pasur

Ronaldinjo Gaucho është një emër që portretizon imazhin e një futbollisti me aftësi të çmendura dhe dhunti. Megjithëse,jeta e tij është ende kontroverse.

Së fundmi Ronaldinjo ishte i buzëqeshur kur u pa gjatë ndeshjes së Barcelonës kundër Real Madrid.

Ronaldinjo dhe vëllai i tij Roberto de Assis Moreira, u arrestuan në Paraguay si fajtorë për falsifikimin e pashaportave.

Ai kaloi 171 ditë në qeli, 32 ditë më pas ai u la në arrest shtëpie dhe pagoi 1 milion reais Brazilian ose 140 mijë paundë, për dorëzimin  e tij.

Shumë raportime deklaronin se ish Fituesi i Kupës së Botës ishte afër falimentimit me vetëm 5 paundë të mbetur në emrin e tij. Sidoqoftë,raportime të tjera deklaronin se ai bëri shumë shpejt para sapo u largua nga qelia. Me plane të zgjuara biznesi,ai fitoi 5 milion reais Brazilian ose 700 mijë paund për 4 muaj.

Historia e tij sesi ai shpëtoi nga falimentimi

41 vjecari Brazilian filloi të promovonte stadiumin e Atlético Mineiro, në të cilin ai fitoi ‘’Copa Libertadores’’ në vitin 2013.

Më pas ai krijoi një studio muzikore në Belo Horizonte pasi mori titullin ‘’qytetar nderi’’.

Ai bëri një këngë me grupin Recayd Mob dhe reperin Djonga, video e cila mori 1 milionë shikime në një javë.

Pasi kriimit të tij të parë të verës ‘’Vino de Campeones’’ ai lançoi një kompani të xhinit organik e quajtur R-ONE.

Ai u shfaq në një reklamë promovuese për aplikacionin Buser.

Ai ka një kontratë me një shtëpi botuese, Betcris që në vitin 2019.

Ndonëse Ronaldinjo ka një imazh kontroversial, ai vazhdon të mbetet ende një ambasador i Brazilit dhe ka takuar presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro disa herë pas lirimit të tij.

Ronaldinjo është shfaqur shpesh edhe në sportet elektronike,ai ka reklamuar Pro Evolution Soccer (PES) dhe FIFA.

Ai ka krijuar skuadrën e tij të quajtur R10 Team, e cila është në FIFA 21.

Përveç këtyre,ai ka gjithashtu dhe një film për karrierën e tij të quajtur ‘“Ronaldinho: The happiest man in the world.” / Përgatiti: Alesia Doçi