zoom

Slider

E dashura futbolliste e Douglas Luiz: Bëjmë të njëjtën punë, por ai fiton 100 herë më shumë

Futbollistja e Juventusit, Alisha Lehmann është ankuar për diferencën e pagës që ka në krahasim me të dashurin e saj Douglas Luiz, po ashtu lojtar i të njëjtit klub.

“Të gjithë do të donin të kishin të njëjtën pagë. Unë shpesh flas me Douglasin në shtëpi për këtë dhe i them se nuk është e drejtë. Ne bëjmë të njëjtën punë, por ti paguhesh njëqind herë më shumë se unë”, tha ajo në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’ .

Alisha Lehmann, e cila gjithashtu luajti për Aston Villa në të njëjtën kohë me brazilianin Douglas Luiz, këmbënguli se situata “nuk është e drejtë ” .

“Kur shikon një lojë e kupton se sa të mirë dhe të pasionuar jemi, nuk e di pse njerëzit ende mendojnë kështu, është viti 2024 dhe ndoshta disa jetojnë ende pas maleve ose pemëve, nuk e di”, tha Lehman, i cili donte ta bënte të qartë se “Unë zgjodha Juventusin për të fituar”.

Për mënyrën e saj të jetesës, Alisha Lehmann ka shpjeguar se “Unë nuk jetoj si yll, por si gjithë të tjerët. Kur njerëzit të shohin në rrjetet sociale mendojnë se bën një jetë ndryshe, por nuk është kështu. Unë bëj një jetë normale, shkoj në shtëpi, gatuaj, bëj të njëjtat gjëra si gjithë të tjerët.