Aplikacion
Ky i fundit ka treguar se ata ndodheshin në të njëjtën makinë kur u përplasën.
Por ndryshe nga sa u raportua në media, Milaim Zeka ka shpjeguar se si ai, edhe Meritoni ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë e Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, ka sqaruar Milaim Zeka.
Aksidenti ka ndodhur teksa ish-banori i Big Brother VIP po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Ai ka qenë në drejtim të mjetit kur ka plasur njëra nga gomat dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një fushë.
Mjekiqi ka mbetur i bllokuar në automjet për rreth një orë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e tij.