Aplikacion
Gjatë një interviste në RTK ai tha se Ballkani i Hapur u krijua posaçërisht për të anashkaluar Kosovën, duke hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat në të cilat u krijua kjo nismë dhe duke zbuluar arsyet e vërteta të qëndrimit të ashpër të Edi Ramës kundër Kosovës, që e bojkotoi atë apo të qëndrimit kundër të Gjermanisë.
“Nëse ky samit nuk mbahet, nëse nuk sigurohet tregu i përbashkët rajonal dhe plani i madh i komisionit evropian që të ketë sukses dhe një gurthemel i kësaj do të jetë samiti më 14 tetor në Berlin, sigurisht që menjëherë vjen Ballkani i Hapur. Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën. Ne, kemi filluar të punojmë ashtu që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Duhet të ecim përpara, nuk mund ta lëmë gjithë rajonin që të presë për këtë bashkëpunim. Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal dhe nuk mund të ketë sukses Procesi i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as tonin,”- është shprehur Sarrazin.
Kështu ai shprehu shqetësimin se nëse Samiti i Berlinit në 14 tetor dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur”.
Nisma “Ballkani i Hapur” do të kritikohej dhe kundërshtohej haptazi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Kur thuhet Ballkani i Hapur, i hapur për kë? Sepse ne do të duhej të ishim me Bashkimin Evropian, por jo të hapur për Federatën Ruse dhe Kinën,”- u shpreh ai asokohe në një intervistë për DW.
Pozicionimi i Kurtit do të bëhej shkak për lumin e kritikave dhe sulmeve të homologut të tij, kryeministrit Edi Rama.
Rama do t’i quajti përralla me gogol ato që Kurti kish’ thënë për Ballkanin e Hapur, cilësuar si një nismë rajonale e themeluar në Novi-Sad nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe vetë Edi Rama./ Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet