Aplikacion
Situata është tensionuar për shkak të përplasjeve mes fraksioneve të kartelit më të madh të drogës në vend, që mesa duket tashmë është ndarë në dy pjesë.
Të paktën 12 trupa të pajetë janë gjetur në rrugët e qytetit ku ka ndkdhur përplasja ndërkohë që qindra ushtarë janë vendosur në terren për të ruajtur rendin pubkik.
Tensionet në kartelin Sinaloa kanë arritur kulmin pas arrestimit të liderit të grupit të Los Mayos, Ismael “El Mayo” Zambada.
Ky i fundit u arrestua nga autoritetet amerikane në El Paso, Teksas, bashkë me djalin e madh të ortakut të tij, Joaquin “El Chapo” Guzman.
Arrestimi i bujshëm u njoftua nga autoritetet amerikane, duke shënuar një kapitull të ri në luftën kundër grupeve të organizuara kriminale që trafikojnë lëndë narkotike në Shtetet e Bashkuara. Por ka dyshime se arrestimi i “El Mayo” u arrit përmes bashkëpunimit të autoriteteve ligjzbatuese amerikane me djalin e “El Chapo”.
Sipas mediave amerkane Zambada u mashtrua pikërisht nga Guzman për të hipur në një avion privat, për të parë disa pista në Meksikë, nga ku do të niseshin avionët e mbushur me drogë, drejt Shteteve të Bashkuara.
Por në fakt avioni përfundoi në El Paso, ku e prisnin agjentët e Sigurisë Kombëtare dhe të FBI-së.
Gjithashtu, “Fox News” raportoi se djali i “El Chapo”-s tradhtoi ortakun dhe mikun e vjetër të babait të tij, pasi mendonte se “El Mayo” ishte përgjegjës për arrestimin e babait të tij.
Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Beqjan: Ka dyshime që mund të largohet