zoom

Lajme

VIDEO/ Pandeli Majko shtyn gazetarët

Deputeti socialist, Pandeli Majko u nervozua nga pyetjet e gazetarëve këtë të enjte.

Teksa futej në Parlament për të marrë pjesë në seancën plenare, ai u pyet nga gazetarët për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të lënë në lista të hapura.

Ai refuzoi të përgjigjej nëse ndihej i rrezikuar, duke shtyrë me forcë mikrofonët.

Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet.

Majko: Të lutem tani (shtyn mikrofonët).

Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni.

Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama?