Aplikacion
Një biznesmen bëri kallëzim në polici, duke denoncuar se i kishin kërkuar një shumë parash nëpërmjet një aplikacioni.
Pas denoncimit, policia arrestoi Robert Malësinë, 57 vjeç, që akuzohet si organizator i mashtrimit.
Në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, sipas policisë, ai ka përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat.
Ata kanë komunikuar me biznesmenin në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.